A do ta besonit? Qeni në Angli me sa duket arrin të thotë një fjalë përshendetëse

13.07.2021 16:13

A do ta besonit? Qeni në Angli me sa duket arrin të thotë një fjalë përshendetëse

Të gjithë do të donim që qentë tanë të flasin të paktën një herë – dhe me sa duket një Chihuahua mundet!

Fuggers, një qen tetë vjeç në Angli, është bërë viral në TikTok pasi duket se shqipton fjalën ‘hello’ me një theks anglez.

Pronarja Shana Gilbert, 41-vjeçare, nga Bedford, tha se ajo “qeshi” kur dëgjoi “përshëndetjen” e vogël.

“Unë po e filmoja derisa përpiqet të hipte në divan, dhe bënte këto zhurma të çuditshme proteste”, u shpreh Gilbert.

“Kur ajo tha ‘hello’, unë qesha dhe e përshendeta gjithashtu”, tha ajo.

Shana një grua e cila përkujdeset për kafshët shtëpiake, shpëtoi Fuggers nga një fermë e këlyshëve ku po përdohej për çiftëzim, derisa ishte vetëm 15-muajshe. 

 

x