Agjëroi për një muaj me shpresë që Zoti do t’ia dhuronte një Lamborghini, burri në Zimbabve gati sa nuk vdiq

27.05.2021 20:20

Agjëroi për një muaj me shpresë që Zoti do t’ia dhuronte një Lamborghini, burri në Zimbabve gati sa nuk vdiq

Një burrë që mendoi se Zoti do t’ia dhuronte një Lamborghini nëse do të agjëronte për 40 ditë dhe 40 natë, gati sa vdiq në përpjekje për t’ia dhënë të dashurës së tij makinën e saj të ëndrrave.

Sipas medieve të huaja, Mark Muradzira, një Udhëheqës i Rinisë së Kishës së Shenjtorëve të Ringjallur në Bindura, në Zimbabvenë qendrore, u fsheh në një vend të largët malor për ta parandaluar vetën që të mos tundohej për të ngrënë.

Për fat të mirë, miqtë të cilët ishin të shqetësuar për të, e gjetën pas vetëm 33 ditësh dhe e çuan 27-vjeçarin në Spitalin e Përgjithshëm të Bindura-s, ku thuhet se ai po tregon shenja të shërimit.

Muradzira, i cili është i papunë, ishte i dëshpëruar për t’ia dhuruar të dashurës këtë makinë që ajo e dëshironte, dhe pa asnjë mënyrë për t’i gjetur paratë, vendosi që një agjërim 40 ditësh mund ta inkurajonte Perëndinë për ta ndihmuar atë.

Ende mbetet e paqartë se për sa kohë mbeti Muradzira pa ujë dhe pa bukë. Një njeri mund të mbijetojë pa ushqim deri në tre javë.

x