Argjentinasja zhvesh fustanin për ta mbuluar fytyrën, por nuk ia arrin qëllimin – del duar zbrazur nga dyqani

04.01.2022 20:28

Argjentinasja zhvesh fustanin për ta mbuluar fytyrën, por nuk ia arrin qëllimin – del duar zbrazur nga dyqani

Një grua në Argjentinë u zhvesh në të brendshme dhe u përpoq të përdorte fustanin si mbulesë për fytyrën pasi nuk lejohej hyrja brenda dyqanit pa maskë në fytyrë.

“Mos e kërkoni maskën time për fytyrën, unë po e vendos”, dëgjohet duke i thënë ajo stafit të dyqanit në Godoy Cruz, një qytet në provincën perëndimore të Mendoza, përpara se të zhvishet.

Pamjet e kamerave tregojnë gjithashtu një burrë që i afrohet banakut me tre vajzat ndërsa shpaloset skena komike, raporton nypost.

 

x