Astronautët shijojnë një ‘festë me pica lundruese’ në hapësirë

07.09.2021 11:10

Astronautët shijojnë një ‘festë me pica lundruese’ në hapësirë

Festat me pica qoftë me miqtë ose familjarët kanë qenë gjithmonë me momente të mira, sikurse në fundjavë ose në raste të veçanta. Por a keni dëgjuar ndonjëherë për një “festë lundruese me pica”?

Sipas medieve të huaja, një grup astronautësh në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) dolën me një plan të veçantë për të bërë një festë picash, që ka magjepsur përdoruesit e medieve sociale.

Astronauti francez Thomas Pesquet kohët e fundit ndau një video të kolegëve astronautë, duke shijuar pica në anijen kozmike.

Pesquet vendosi mbishkrimin në video “natë picash lundruese me miqtë”, duke thënë se pothuajse dukej si një e shtunë në Tokë. Duke shtuar se një kuzhinier i mirë nuk i zbulon kurrë sekretet e tij, Pesquet tha se ai e bëri videon në mënyrë që shikuesit ta gjykojnë më së miri.

x