Avioni ngec nën urë, videoja bëhet virale

05.10.2021 17:59

Avioni ngec nën urë, videoja bëhet virale

Një video e një avioni në Indi që ka ngecur nën një urë në kryeqytetin Delhi, është bërë virale. Avioni, i cili thuhet se ishte shitur, po transportohej kur u bllokua. Air India nxitoi të sqarojë se kompania nuk ka asnjë lidhje me incidentin.

Zyrtarët e aeroportit të Delhit thanë për mediat vendase se avioni nuk i përket flotës së aeroportit dhe se shoferi mund të jetë bërë ndonjë gabim gjatë transportimit të tij.

Sidoqoftë, videoja tashmë kishte mijëra shikime në Twitter dhe YouTube, me shumë përdorues që pyesin për rrethanat në të cilat ndodhi incidenti. 

x