Balona me ajër të nxehtë përplaset në kulmin e shtëpisë (VIDEO)

15.11.2021 22:19

Balona me ajër të nxehtë përplaset në kulmin e shtëpisë (VIDEO)

Ky është momenti kur një balonë me ajër të nxehtë përplaset në kulmin e një shtëpie dhe rrëzon rezervuarin gjigant të ujit – derisa pasagjerët që ishin brenda shportës së balonës bërtisnin me tërë forcën nga frika.

 
Ngjarja ka ndodhur në Leon të pjesës qendrore të Meksikës, në ditën e dytë të festivalit të balonave me ajër të nxehtë.

Për fat të mirë nga ky incident askush nuk është lënduar, por në videon e publikuar më poshtë shihet sesi balona në një moment përplaset në shtëpinë dykatëshe.

E personi që “pilotonte” me balonën, udhëzon pasagjerët që të mbahen fort derisa shporta e saj përplaset dhe më pas e godet edhe një rezervuar të ujit që ishte vendosur në kulm që menjëherë rrëzohet.

Krejt në fund “piloti” arrin ta vë nën kontroll situatën, dhe së bashku me pasagjerët zbret balonën në tokë pa pësuar askush as lëndimin më të vogël. 

 

x