Banorët filmojnë një UFO duke rënë në det (VIDEO)

02.06.2021 19:49

Banorët filmojnë një UFO duke rënë në det (VIDEO)

Ky është momenti misterioz kur një UFO (Objekt Fluturues i Paidentifikuar), në formë spirance, lë një gjurmë tymi në qiell përpara se të përplaset në det në Indonezi.

Pamjet e çuditshme të objektit të gjatë dhe të zi që zhyten në ujë u filmuan në Jangkar Beach në Java Lindore – me disa njerëz që pretendonin se ishte një UFO e dëmtuar.

Objekti drithërues u përpi nga dallgët pak pasi u përplas në det, thanë dëshmitarët, raporton noa.al duke cituar tv kanadez CBC.

Përdoruesi i Facebook, Kh Popeye Watermelon shpërndau pamjet që shikoni më poshtë dhe shtroi pyetjen: "Çfarë është kjo gjë e ngjashme me spirancën që ra nga qielli?"

Emanuel Sungging Mumpungi, nga agjencia hapësinore qeveritare e Indonezisë, tha se ishte në dijeni të pamjeve dhe një ekip ishte dërguar në vend. Ai tha se rasti mbetet subjekt hetimi.

x