Bën kafazin e zogjve si radar pasi e shqetësonin makinat me shpejtësi pranë shtëpisë

13.11.2021 14:54

Bën kafazin e zogjve si radar pasi e shqetësonin makinat me shpejtësi pranë shtëpisë

Përpiqet të shpëtojë nga zhurmat e makinave duke ndërtuar një kafaz zogjsh që ngjan si radar që kontrollon shpejtësinë e makinave.

Pronari i një shtëpie private në Angli ka ndërtuar në cepin e oborrit një kafaz zogjsh i cili të jep përshtypjen e një radari që mat shpejtësinë. Ai e ka bërë këtë që shoferët të cilët nuk janë të kujdesshëm në timon të ulin shpejtësinë. Gjithashtu, 44-vjeçari tha se kjo shërbente edhe për shpendët, të cilët deri më tani gjenin strehim në çatinë e tij.

Z. Wrathmall krijoi kamerën e rreme nga druri dhe e lyeu atë gri dhe të verdhë për t’u dukur si një masë qetësuese e trafikut.

Pronari krijoi kamerën e rreme me dru dhe e leu atë gri dhe të verdhë për t’u dukur si një radar që është i montuar. Ky veprim nuk është mbështetur nga policia, por as nuk janë marrë masa për ta hequr. Të tjerë kanë qenë në telashe me ligjin nëse krijojnë tabela false të kamerave të shpejtësisë, të cilat janë të paligjshme. Burimi: DailyMail .

x