Berlin: Pishina gjermane kthehet në arenë boksi (VIDEO)

21.06.2022 23:58

Berlin: Pishina gjermane kthehet në arenë boksi (VIDEO)

Më shumë se 100 persona u përfshinë në një sherr masiv në Berlin, në ambientet e një pishine të hapur.

Përleshja shpërtheu pasi një grup spërkati tjetrin me pistoletë uji në në lagjen Steglitz të kryeqytetit gjerman. Kjo gjë solli debat mes palëve, që më pas përshkallëzoi në përplasje fizike.

Në vendngjarje shkuan 13 automjete të policisë me njëqind efektivë të cilët arrestuan disa persona.

Pamjet e rastit tregojnë se si siguria dhe nuk arriti të parandalonte përleshjen, por brenda pak sekondash nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të qëndronte dhe të shikonte.

 

x