Burri vendosi një kamera pasi dritarja e shtëpisë hapej gjatë natës – tronditet më pas me atë që sheh! (VIDEO)

17.06.2021 11:40

Burri vendosi një kamera pasi dritarja e shtëpisë hapej gjatë natës – tronditet më pas me atë që sheh! (VIDEO)

Një burrë u trondit plotësisht kur dritarja e tij vazhdonte të hapej në mes të natës dhe vendosi një kamera për ta zbuluar pse.

Sipas medieve të huaja, në një video nga “Discovery’s Unexplained”: shulja metalike e dritares papritmas lëviz, duket sikur po mundësohet nga një force e padukshme – ose ndoshta nga një “fantazmë”.

Dritarja kërcet dhe më pas hapet papritmas.

“Unë nuk mund ta besoja në të vërtetë atë që po shihja, mendova. ‘Jo, kjo nuk mund të ndodhë’”, tha pronari i shtëpisë.

“Pajisja e dritares tërhiqet, e frikshme vetëm duke pare atë. Dhe pastaj dritarja hapet”, u shpreh ai.

Videoja u shpërnda në TikTok nga llogaria për aktivitete paranormale @travelchannel e cila shpesh ngarkon ngarje misterioze dhe “të pashpjegueshme”.

 

Videoja u shikua më shumë se 700 mijë here dhe megjithëse shumë menduan se ishte e besueshme, njerëzit e tjerë nuk e besuan aq lehtë.

“Këto gjëra tashmë janë të zakonshme, demonët nuk po fshihen më, dhe jam i sigurt që ata i adhurojnë mediet sociale”, ka shkruar një person.

Në anën tjetër, njerëzit e tjerë debatuan se si mund të ishte filmuar skena, disa sugjeronin se kishte një tel shumë të hollë që lëvizte pajisjen e dritares, dhe të tjerët mendonin se ishte bërë me lëvizje të ndaluar.

@travelchannel

NOPE. Don’t like that.  #unexplainedcaughtoncamera #unexplained #unexplainedcases #paranormal #haunted

♬ original sound - Travel Channel

x