Djaloshi prek telat elektrik dhe pëson djegie të madhe pas ngjitjes në tren

07.10.2021 18:08

Djaloshi prek telat elektrik dhe pëson djegie të madhe pas ngjitjes në tren

KUJDES, PAMJE SHQETËSUESE. Ky i ri u filmua duke marrë një goditje elektrike të rëndë kur u ngjit në majë të një treni në Taichung, Tajvan

Kjo kamerë sigurie tregon momentin e tmerrshëm që një djalë i ri është djegur dhe rrëzuar nga një goditje elektrike kur preku telat elektrik mbi një tren pasi u akuzua për ngacmim të udhëtarëve.

Ky djalë, 21-vjeçar, i identifikuar vetëm si Wu nga media lokale në Tajvan, kishte dalë jashtë trenit kur ndaloi në stacionin hekurudhor Wuri në Taichung rreth orës 1:15 pasdite, më 3 shkurt, transmeton Telegrafi.

Në klip, ai ngjitet në majë të një treni të ndaluar dhe papritmas hidhet mbi telat elektrik dhe pastaj një shpërthim i shkëndijave të ndritshme shihet në filmim.

Djaloshi arrin të zvarritet nga çatia e trenit, duke u ulur me dhimbje në platformën e betonit disa metra më poshtë.

Një punonjës i Administratës së Hekurudhave në Tajvan dhe një anëtar i publikut atëherë nxituan të ndihmojnë atë, raportojnë media lokale.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrfikësit që qëndrojnë rreth djalit pasi djegiet e tij u trajtuan në vendngjarje.

x