E moshuara pret disa orë për vaksinën, zbulon se ishte në radhë për një biletë futbolli (VIDEO)

11.01.2022 19:28

E moshuara pret disa orë për vaksinën, zbulon se ishte në radhë për një biletë futbolli (VIDEO)

Një grua e moshuar qëndroi në radhë për orë të tëra duke menduar se ishte në një qendër vaksinimi dhe ku do të merrte dozen e radhës për t’u mbrojtur nga koronavirusio.

Ajo për disa orë po priste për radhën por në realitet ajo po qëndronte në radhë me tifozët që donin të merrnin një biletë për në Kupën e Mbretit.

Zbulimi i gabimit u bë në lidhje direkte kur një gazetare iu afrua zonjës për ta pyetur për pasionin e saj për futbollin duke menduar se edhe ajo po blinte një biletë.

“Besoj se jeni këtu për biletat e ndeshjes”, e pyeti gazetarja ndersa zonjës iu deshën disa sekonda për t’u përgjigjur dhe më pas mohoi se ishte në radhë për të blerë biletat për ndeshjen. Gazetarja më pas e pyeti pse ajo ishte në radhë, atëherë gruaja e moshuar u përgjigj menjëherë: “Oh, nuk është kjo për vaksinën e Covid-it?”.

x