Gjeli që po frikëson banorët në një lagje të New York-ut, ia sulmon dorën keq një burri

02.10.2021 09:42

Gjeli që po frikëson banorët në një lagje të New York-ut, ia sulmon dorën keq një burri

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një burri në lagjen Queens të New York-ut, pasi gjatë rrugës për në punë ai u sulmua nga një gjel.

Sipas medieve të huaja, gjeli e la atë të gjakosur dhe të shqetësuar për sigurinë e fqinjëve të tij.

“Si zakonisht po ecja për të shkuar drejt stacionit për në punë dhe ndjeva një çukitje në dorën time të majtë”, tha Leon Suseran.

“Gjaku po dilte vazhdimisht”, u shpreh ai.

x