Gjenë bizhuteritë prej ari me vlerë 14 mijë euro, pasi dikush i hodhi aksidentalisht në mbeturina (VIDEO)

08.09.2021 10:47

Gjenë bizhuteritë prej ari me vlerë 14 mijë euro, pasi dikush i hodhi aksidentalisht në mbeturina (VIDEO)

Një gruaje të moshës së mesme i është kthyer buzëqeshja pasi ktheu stoli ari me vlerë rreth 14 mijë euro pasi i hodhi aksidentalisht ato.

Sipas mediave të huaja, me ndihmën e disa pastruesve, ata arritën të gjejnë një kuti të gjelbër të mbushur me stoli të saj prej ari, duke përfshirë disa rrathë ari.

Në një video që u bë virale, gruaja dhe disa pastruese u panë duke “shfletuar” nëpër qese të mbushura me mbeturina për të gjetur kutinë e saj të stolive në një lokacion në Malajzi.

Pasi gjeti kutinë e gjelbër, ajo menjëherë shkoi në legenin më të afërt dhe e shpëlau kutinë para se ta hapte për të inspektuar përmbajtjen, dhe më pas falënderoi pastruesit për ndihmën e tyre.

Pastrueset ishin të lumtur edhe për gruan, dhe thanë se ishte me fat pasi mbeturinat nuk ishin dërguar ende në deponi.

x