Gruaja në Kaliforni nxjerr gjirafën për një shëtitje në plazh (VIDEO)

09.09.2021 12:01

Gruaja në Kaliforni nxjerr gjirafën për një shëtitje në plazh (VIDEO)

Ky është momenti kur turistët e plazhit të Santa Monikës në Kaliforni mbetën të habitur kur panë se një grua nxori për shëtitje një gjirafë përgjatë rërës.

Sipas medieve të huaja, qytetarët u ndalën për një moment për të filmuar kafshën gjigante teksa po dilte për një shëtitje.

Derisa gjirafa ecën e qetë përgjatë plazhit, i ndjekur nga tre monitorues, frekuentuesit e plazhit nuk hezituan të ndanin komentet e tyre: “Nuk është diçka e përditshme të shohësh një gjirafë”.

“Ajo është çmenduri”, thotë një tjetër frekuentues i plazhit.

x