I pëlqejnë pijet me gaz dhe çokollatat, gruaja më e vjetër në botë feston ditëlindjen

04.01.2022 18:05

I pëlqejnë pijet me gaz dhe çokollatat, gruaja më e vjetër në botë feston ditëlindjen

Personi me moshën më të madhe në të gjithë botën, ka festuar ditëlindjen e 119-të në Japoni, duke deklaruar se është e vendosur që të shtyjë rekordin botëror edhe për një vit.

Kane Tanaka që pëlqen pijet e gazuara dhe çokollatën, ka shënuar ditën e madhe të dielën e rrethuar njerëzit e saj të dashur, në shtëpinë e pleqve në prefekturën Fukuoki në jugperëndim të Japonisë.

Siç raporton The Guardian, libri i rekordeve Guiness ka pranuar që Tanakina në vitin 2019 festoi ditëlindjen e 116-të kur edhe i është kontrolluar certifikata e lindjes.

Ajo theu rekordet e të gjitha kohërave kur në shtator të vitit 2020 arriti moshën 117-vjeçare. E lindur më 1903 kur vëllezërit Wright realizuan fluturimin e parë me aeroplan, Tanaka arriti t’i përjetojë pesë perandorë japonezë dhe shpreson që do të jetojë për ta festuar edhe ditëlindjen e 120-të.

Sipas të dhënave të autoriteteve japoneze, në këtë vend ekziston një rekord prej 86.510 njerëzve që janë mbi 100-vjeç, që është një rritje prej 60 për qind krahasuar me një vit më herët.

x