Ish-gjyqtari i famshëm turk e risjell gjarprin në studion televizive – kësaj radhe me një mision të ri

06.10.2021 19:05

Ish-gjyqtari i famshëm turk e risjell gjarprin në studion televizive – kësaj radhe me një mision të ri

Ahmet Çakar konsiderohet si një ndër ish-gjyqtarët më të famshëm dhe të suksesshëm të futbollit në Turqi.

Ai aktualisht është analist i futbollit në një televizion të Turqisë teksa dhuron edhe spektakël.

Së fundi është rikthyer pas disa viteve me gjarprin, me të cilin kishte tentuar të vetëvritej ‘live’ në ekranet televizive.

Por, kësaj radhe gjarpri kishte për mision të zgjidhte kampionin e radhës në Turqi midis Besiktasit, Fenerbahçes, Trabzonsporit dhe Galatasarayt.

Se si rrodhi ngjarja më tutje, shikoni videon e mëposhtme. 

 

x