Kafshët do të trajtohen si fëmijët në rast divorci!

09.01.2022 09:25

Kafshët do të trajtohen si fëmijët në rast divorci!

Është Spanja vendi i parë evropian që miraton një ligj për ndarjen e pasurive mes kafshëve në rast divorci.

“Kafshët shtëpiake në Spanjë do të njihen për herë të parë si qenie të gjalla dhe të ndjeshme dhe jo si objekte të thjeshta”, raporton Reuters.

Referuar ligjit në fjalë, në rast divorci, palët duhet të specifikojnë në marrëveshje se kush do të kujdeset për kafshën, kush do të përballojë shpenzimet për mirëmbajtjen e saj dhe kushtet e kujdestarisë së përbashkët. Nëse marrëveshja është e pamundur, një gjyqtar ndërhyn për të mbikëqyrur mirëqenien e kafshës. Gjykatësi nuk do të lejojë që kafsha të qëndrojë me bashkëshortin që e keqtrajton ose e përdor si mjet hakmarrjeje.

Edhe disa vende të tjera evropiane që njohin kafshët si qenie të ndjeshme janë Franca, Gjermania, Zvicra, Austria dhe Portugalia.

x