Kjo mace ka marrë ‘zero aplikime për birësim’ – për shkak të pamjes së saj të pazakontë

22.11.2021 16:58

Kjo mace ka marrë ‘zero aplikime për birësim’ – për shkak të pamjes së saj të pazakontë

Një mace e vogël në Kaliforni po kërkon dëshpërimisht një shtëpi të re për Krishtlindje.

Kjo pasi që për të, së paku deri më tani, askush nuk ka shprehur ndonjë interesim – për shkak të pamjes së saj të pazakontë.

Kaya pesë muajshe tashmë ka kaluar shumë në jetën e saj të shkurtër, por ende ka një temperament lozonjareje dhe të dashur.

Moggy, që ka një anomali të lindur në fytyrë, aktualisht ka marrë “zero aplikime për birësim” – por ekipi në To Rescue shpreson që pronari i duhur të lajmërohet së shpejti.

Kaya shkon mirë me familjet e saj kujdestare, si dhe me macet dhe qentë e tjerë – kështu që, pa dyshim, do të vendoset në një shtëpi të re shumë shpejt.

Për më tepër, ajo tashmë është sterilizuar, vaksinuar dhe ka rezultuar negative për leukeminë dhe FIV.

x