Ky është momenti komik kur djaloshi nga Anglia e kupton se do të bëhet me një vëlla në ceremoninë e zbulimit të gjinisë

17.11.2021 14:43

Ky është momenti komik kur djaloshi nga Anglia e kupton se do të bëhet me një vëlla në ceremoninë e zbulimit të gjinisë

Ky është momenti komik kur një djalë i vogël në Angli shpërtheu në inat pasi zbuloi se do të bëhej me vëlla dhe jo motër si ai kishte dëshiruar.

Sipas medieve të huaja, prindërit Carley Hutchinson, 33-vjeçare dhe Liam Moody, 32-vjeçar nga Leeds, West Yorkshire, ishin në shtëpi me fëmijët e tyre Lucas, Mason dhe Lacey kur vendosën të zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre të katërt – që do të vijë vitin e ardhshëm.

Pamjet tregojnë momentin kur vajza Lacey kërciti tullumbacen për zbulimin e gjinisë përpara se të bien grimcat me ngjyrë blu – duke konfirmuar se çifti do të ketë një djalë.

Por djali pesëvjeçar i çiftit, Lucas, është i zemëruar me lajmin dhe shpërfaq një mllef, duke iu thënë prindërve të tij se: “Dua një motër!”. 

x