Loja me biskota nga seriali ‘Squid Game’ është bërë virale në rrjetet sociale

08.10.2021 11:21

Loja me biskota nga seriali ‘Squid Game’ është bërë virale në rrjetet sociale

Të gjithë ata që kanë parë serialin Squid Game në Netflix, kanë njohuri për lojën me biskota, e cila renditet e dyta, në garën prej gjashtë lojërave gjithsej.

Ideja e kësaj loje është të shkëputësh figurën me një gjilpërë e cila është e ‘printuar’ me vija të buta, në karamelen e gatuar si lloj biskote.

Në rast se figura nuk tërhiqet si duhet, atëherë je i eliminuar menjëherë nga loja.

Mirëpo jo vetëm në ngjarjen dramatike, kjo lojë me biskota është bërë virale në rrjetet sociale, përkatësisht në TikTok dhe Instagram.

Kjo lojë sidoqoftë po përcillet me shaka të ndryshme, duke marrë po ashtu sekuenca nga seriali ‘Squid Game’.

Figurat që printohen në këto biskota janë kryesisht yje, katrorë, trekëndësha apo edhe rrathë.

x