Masat anti-COVID në Australi, policia ua kontrollon qytetarëve edhe gotat me kafe – pamjet bëhen virale

18.10.2021 09:41

Masat anti-COVID në Australi, policia ua kontrollon qytetarëve edhe gotat me kafe – pamjet bëhen virale

Videoja e policit australian në Melbourne duke kontrolluar gotën e kafesë që e mbante një burrë, nëse ishte e zbrazët që të sigurohet se po e tregon të vërtetën dhe për këtë nuk po e bartë maskën – është bërë hit në internet.

Edhe pse nuk dihet saktësisht se në cilin vend të Melbourne ishte realizuar videoja, pamjet e këtij polici janë bërë virale – duke treguar qartë se me çfarë sfida po ballafaqohen policët në luftën kundër COVID-19.

Një polic ia rrëmben nga dora gotën me kafe dhe e pyet: “A mund të kontrolloj nëse ka vërtetë kafe”. E pasi që bindet se ka, ai dëgjohet duke i thënë qytetarit: “kënaqu me kafenë”.

Por ky veprim i policisë ka revoltuar shumë qytetarë, në anën tjetër zyrtarët policorë kanë mbrojtur veprimin duke thënë se shumë qytetarë po e keqpërdorin këtë, duke thënë se po pinë dhe për këtë nuk po bartin maskë – por në fakt brenda gota nuk kanë asgjë për të pirë.

Thjesht e bëjnë që të shmangin bartjen e maskës, në kohën kur masat anti-COVID në Australi janë të rrepta në krahasim me vendet tjera që kanë filluar t’i shfuqizojnë ato.

x