Mendohej se ishte shfarosur prej shekujsh, zbulohet specia e rrallë e breshkës gjigande (VIDEO)

29.05.2021 18:58

Mendohej se ishte shfarosur prej shekujsh, zbulohet specia e rrallë e breshkës gjigande (VIDEO)

Një breshkë gjigande e ishujve Galapagos, e gjetur në vitin 2019, është identifikuar si një specie, e cila mendohej se ishte shfarosur prej shekujsh.

Ngjarja ka entuziazmuar studiuesit, pasi breshkat e Galapagos-it janë ndër speciet e kafshëve më të rralla në botë – rrjedhimisht edhe ndër më të rrezikuarat.

Më saktësisht, breshka është gjetur në ishullin Fernandina, në vitin 2019. Pas dy vjetësh testime nëpërmjet ADN-së, nuk ka më asnjë dyshim. Krijesa, e cila është rreth moshës 80-100 vjeç, është e species Chelonoidis phantasticus.

Garancia tanimë, është se kjo specie vazhdon të jetojë. Madje, studiuesit janë optimistë se ka edhe ekzemplarë të tjerë të këtij lloji në ishull.

Ekspedita të reja pritet të ndërmerren në ishullin e Fernandinas, për t’i kërkuar ato.

x