Mendoi se në grep kishte rënë peshku, doli të jetë aligator gjigant – peshkatari amerikan publikon pamjet

26.05.2021 17:17

Mendoi se në grep kishte rënë peshku, doli të jetë aligator gjigant – peshkatari amerikan publikon pamjet

Një peshkatar kishte hedhur grepin në ujë duke menduar se do të kapet ndonjë peshk, por pasi që shkopi filloi t’i lëviz u ngrit në këmbë për ta shtrënguar fort – megjithatë doli se ai kishte kapur një aligator gjigant në ujërat e Karolinës së Jugut.

“Mendoj se kam kapur një peshk”, dëgjohet Rob Birchmeier duke thënë pak momente para se ta kuptonte se në grep kishte rënë reptili.

Por është interesant se si grepi i shkopit për peshkim kishte mbetur ende i kapur në këmbën e aligatorit, që tentonte të çlirohej dhe të futej thellë në ujë.

Megjithatë, pas disa tentimeve aligatori ka arritur të çlirohet dhe të largohet nga peshkatari, kurse ky i ri ka befasuar të gjithë me gjakftohtësinë kur sheh aligatorin që i shfaqet para syve. 

 

x