Motrat binjake lindën foshnjat e tyre në të njëjtën ditë, në të njëjtin spital

14.05.2022 22:15

Motrat binjake lindën foshnjat e tyre në të njëjtën ditë, në të njëjtin spital

Motrat binjake në SHBA, Jill Justiniani dhe Erin Cheplak ndajnë të njëjtën ditëlindje, dhe tani edhe djemtë e tyre të porsalindur.

Justiniani dhe Cheplak, të dyja nga Yorba Linda, Kaliforni, sollën në jetë djemtë e tyre në të njëjtën ditë, më 5 maj, në të njëjtin spital, me vetëm disa orë diferencë.

Djemtë e tyre, të quajtur Oliver dhe Silas lindë gjithashtu me të njëjtat përmasa.

 

“Binjakëzimi vazhdon”, tha Cheplak, 30 vjeçe, burri i saj që Zack që po ashtu është binjak.

Cheplak u martua me burrin e saj në një ceremoni të vogël gjatë pandemisë së coronavirusit dhe e mbajtën dasmën gati një vit më vonë, në gusht 2021.

Në mëngjesin e festës së dasmës së tyre, Cheplak tha se u zgjua nga një telefonatë nga Justiniani, e cila I tregoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë me burin e saj, Ian. Ata u martuan në vitin 2019.

“Unë bërtita dhe zgjova burrin tim”, tha Cheplak. “Ishte një kohë kaq emocionuese.”

x