Në dritaren e ndërtesës së lartë, komshinjtë përballen me të papriturën (VIDEO)

10.09.2021 11:58

Në dritaren e ndërtesës së lartë, komshinjtë përballen me të papriturën (VIDEO)

Një fëmijë 2 vjeç ka rrezikuar seriozisht jetën në lagjen Kayasehir të Stambollit.

Vogëlushi doli në parvazin e dritares së apartamentit në katet e larta ta pallatit duke lëvizur për minuta të tëra aty.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e komshinjve, ku një pjesë kanë nxjerrë celularin për të filmuar, të tjerë i thërrisnin që të futej brenda, ndërsa nuk dihet nëse kishte njeri brenda në shtëpi.

Për fat të mirë, vogëlushi hyri brenda dhomës pas disa minutash duke shmangur një tragjedi.

x