Ngjarje e rrallë kozmike: Të premten do të ndodhë eklipsi më i gjatë hënor i 500 viteve të fundit

17.11.2021 21:26

Ngjarje e rrallë kozmike: Të premten do të ndodhë eklipsi më i gjatë hënor i 500 viteve të fundit

Ngjarje e rrallë kozmike. Eklipsi më i gjatë hënor në 500 vitet e fundit do të ndodhë në orët e para të mëngjesit të së premtes (19 nëntor), dhe do të zgjasë për disa orë.

Kulmi i eklipsit të pjesshëm do të ndodhë herët të premten, kur 97 për qind e Hënës do të eklipsohet nga hija e Tokës.

Eklipsi i mëparshëm i pjesshëm hënor më i gjatë, ndodhi në vitin 2018 dhe zgjati më pak se dy orë.

Eklipsi do të jetë i dukshëm nga 50 shtetet amerikane, Kanadaja dhe Meksika, si dhe një pjesë e Amerikës së Jugut, Australisë dhe Kinës, ka njoftuar agjencia amerikane hapësinore – NASA.

Hëna do të jetë në pikën më të largët nga Toka gjatë eklipsit, duke ngadalësuar orbitën e saj dhe duke zgjatur kohën që duhet për të dalë nga pjesa më e errët e hijes së këtij planeti, e njohur ndryshe si ombra, pasi Hëna, Toka dhe Dielli do të jenë në një linjë.

x