Ngordh miu i nderuar me medalje ari. Ja pse ishte dekoruar?

14.01.2022 21:31

Ngordh miu i nderuar me medalje ari. Ja pse ishte dekoruar?

Ngordh miu hero!

Magawa, miu i famshëm i nuhatjes së minave, ka ngordhur pas 8 vitesh jetë.

Bëhet me dije se ai u nderua me një medalje ari për heroizmin e tij.

Sipas mediave të huaja, për 5 vite brejtësi nuhati mbi 100 mina tokësore dhe eksplozivë të tjerë në Kamboxhia.

Magawa ishte miu më i suksesshëm i trajnuar nga shoqata bamirëse belge Apopo për të paralajmëruar punonjësit për minat, në mënyrë që ato të hiqen në mënyrë të sigurt. Organizata bamirëse tha se miu gjigant afrikan "u nda nga jeta në mënyrë paqësore" në fundjavë.

Ai tha se Magawa ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe "kaloi pjesën më të madhe të javës së kaluar duke luajtur me entuziazmin e tij të zakonshëm". Por nga fundjava ai “ngadalësoi ritmin”, ndërsa hante më pak ushqim ditët e tij të fundit.

Miu peshonte 1.2 kg dhe ishte 70 cm i gjatë.

x