Një burrë ironizon me përmbytjet – shihet duke lundruar në një shtrat në rrugët e New Yorkut

03.09.2021 11:53

Një burrë ironizon me përmbytjet – shihet duke lundruar në një shtrat në rrugët e New Yorkut

Uragani Ida ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa prej shteteve të SHBA-së.

Shteti i New Yorkut duket se është më i prekuri nga vërshimet e mëdha teksa janë raportuar edhe të paktën 13 të vdekur.

Por, pos tragjedive ka pasur edhe momente gazmore që njerëzit i kanë publikuar në rrjetet sociale.

Një person kishte zgjedhur të relaksohej në një dyshek prej ajri teksa lundronte në rrugët e New Yorkut.

“Ky shi bëri që mfs të veprojnë në Nju Jork”, kishte shkruar një prej personave që kishte llogari në Twitter.

Ndryshe, raportohet se 26 persona kanë vdekur gjersa dhjetëra të tjerë kanë kërkuar ndihmë gjatë përmbytjeve në Shtetet e Bashkuara.

x