Një grua lë punën e saj për ta kthyer një furgon të vjetër në “shtëpinë e saj të ëndrrave”

17.06.2021 22:21

Një grua lë punën e saj për ta kthyer një furgon të vjetër në “shtëpinë e saj të ëndrrave”

Një ditë tjetër dhe një histori tjetër e dikujt që “paketon gjërat” nga vendi i punës dhe bëhet pjesë e një jete krejt ndryshe.

Bëhet fjalë për Hatti Webster, 27, është një udhëtare me kohë të plotë, e angazhuar për jetën në rrugë, pasi la punën e saj, shndërroi një furgon të vjetër në një shtëpi mahnitëse me rrota dhe u nis përreth Francës.

Ajo bleu një furgon të vjetër, të rrënuar Sprinter për 5,000 funte, pastaj filloi punën duke i dhënë asaj një ndryshim të duhur, i cili kushtoi edhe 5,000 funte të tjera.

Hatti tani ka mbi 50,000 ndjekës në Instagram që mbajnë të azhurnuar udhëtimet e saj në llogarinë @campercreative dhe ajo nuk ka në plan të kthehet kurrë në jetën e saj të vjetër në Mbretërinë e Bashkuar.

x