Një vit pritje për të realizuar një shkrepje, fotografi “sjell” yjet në Instagram

20.07.2021 11:50

Një vit pritje për të realizuar një shkrepje, fotografi “sjell” yjet në Instagram

Fotografi Morteza Safataj, 34 vjeç numëron 36.7 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, ndërsa shifrat rriten dita-ditës.

Arsyeja pse Safataj gëzon popullaritet është për shkak se ai udhëton nëpër botë për të fotografuar qiellin dhe yjet gjatë natës duke dhuruar pamje spektakolare.

Fotografi me origjinë nga Irani rrëfen se frymëzohet nga vendet e panjohura për të sjellë shkrepjet e veçanta për ndjekësit e tij besnikë, ndërsa shton se ka shkrepje për të cilat pret edhe një vit derisa t’i realizojë.

x