Pas shtatë muajsh në arrati, oficeri argjentinas gjendet i fshehur në një dollap – akuzohet për rrëmbim, torturë dhe vrasje

15.11.2021 16:15

Pas shtatë muajsh në arrati, oficeri argjentinas gjendet i fshehur në një dollap – akuzohet për rrëmbim, torturë dhe vrasje

Një oficer i lartë në ushtrinë argjentinase, i cili ka qenë në arrati, është arrestuar pasi u gjet i fshehur në një dollap.

 
Sipas mediave të huaja,nënkoloneli Carlos Cialceta, i cili kërkohej për shkelje të të drejtave të njeriut, kishte qenë në arrati për shtatë muaj para arrestimit të tij.

Argjentinasi u akuzua për rrëmbim, torturë dhe vrasje të një aktivisti politik që daton në vitin 1976 dhe kishte shërbyer në regjimentin e 28-të të Këmbësorisë Malore në atë kohë.

Dhe ka qenë gjykatësja federale Mariela Giménez ajo që lëshoi një urdhër arresti për të në fillim të këtij viti në prill.

Oficerët e policisë hynë në një shtëpi në Salta, Argjentinë, pasi morën një informacion se ai po qëndronte atje.

Partneri i Nënkolonelit Cialceta kishte thënë më parë se oficeri në pension nuk jetonte në atë adresë, por pasi përdorën përgjimin, ata morën vesh se ai ishte aty.

x