Peshkatari në SHBA gjen një karavidhe blu që është jashtëzakonisht e rrallë

22.07.2021 08:36

Peshkatari në SHBA gjen një karavidhe blu që është jashtëzakonisht e rrallë

Një peshkatar në SHBA gjeti një karavidhe blu jashëzakonisht të rrallë derisa po peshkonte.

Sipas medieve të huaja, Toby Burnham e kapi karavidhen me ngjyra të ndezura gjatë një transporti rutinë peshkimi në brigjet e Gloucester, Massachusetts, të premten më 16 korrik.

Burnham fotografoi karavidhen para se ta lëshonte atë përsëri në det, tha kompania me shumicë e karavidheve “Captain Joe dhe Sons” në një postim në blog në faqen e tyre të internetit.

Studiuesit besojnë se mostra është jashtëzakonisht e rrallë dhe vlersojnë gjasat për të gjetur një karavidhe blu në 1 në çdo 2 milionë, sipas Akuariumit të New England.

x