Polici ‘hero’ nxjerr pilotin nga avioni i rrëzuar disa sekonda para se të goditet nga treni (VIDEO)

10.01.2022 19:11

Polici ‘hero’ nxjerr pilotin nga avioni i rrëzuar disa sekonda para se të goditet nga treni  (VIDEO)

Oficerët e policisë në Los Angeles kanë arritur të nxjerrin një pilot të plagosur nga avioni i rrëzuar vetëm disa sekonda para se të goditej nga treni që vinte me shpejtësi.

Pamjet dramatike nga kamerat trupore të policisë, të postuara më pas në rrjetet sociale tregonin momentet kur policët shpëtojnë burrin nga vdekja e sigurtë.

Disa oficerë shihen që përpiqen të çlirojnë pilotin nga kabina e shkatërruar, i cili është i plagosur dhe i përgjakur në rroba e fytyrë.

Avioni i tij është rrëzuar mbi binarët hekurudhorë dhe grupi arrijnë të largohen vetëm pak sekonda para shfaqjes së trenit.

Pas përplasjes copa të avionit shpërndahen kudo teksa treni e shkatërron duke kaluar me të gjithë shpejtësinë e duke i rënë sirenës.

x