Prindërit padisin djalin e tyre në Indi pasi ky i fundit nuk po i bënë ata me nip

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, po padisin djalin e tyre të vetëm si dhe gruan e tij nuk po i bëjnë nip pas gjashtë vjetësh martesë.
Sipas medieve të huaja, Sanjeev dhe Sadhana Prasad, 61 dhe 57 vjeç, thonë se i shpenzuan kursimet për ta rritur djalin e tyre, duke paguar trajnimin e tij për pilot, si dhe duke shpenzuar për dasmën e tij luksoze.
Ata po kërkojnë kompensim me vlerë rreth 650 mijë dollarë, nëse nuk lind nipi brenda një viti.
Djali dhe gruaja e tij nuk kanë thënë diçka lidhur me rastin.
Padia e pazakontë është ngritur në aspektin e “ngacmimit mendor”.
Haridwar, Uttarakhand | Parents move court against son&daughter-in-law, demand grandchildren/Rs 5 cr compensation.
— ANI UP/Uttarakhand (@ANINewsUP) May 11, 2022
They were wedded in 2016 in hopes of having grandchildren. We didn't care about gender, just wanted a grandchild: SR Prasad, Father pic.twitter.com/mVhk024RG3