Talebanët assesi të ngopen, kësaj radhe shfaqin gëzimin duke u argëtuar në parkun e lodrave

29.09.2021 21:20

Talebanët assesi të ngopen, kësaj radhe shfaqin gëzimin duke u argëtuar në parkun e lodrave

Të armatosur deri në dhëmbë, luftëtarët talebanë janë fotografuar edhe të martën pranë liqenit në afërsi të Kabulit, duke u argëtuar me varka dhe lodra të ndryshme.

“Ky është Afganistani”, dëgjohet duke bërtitur një taliban derisa po qëndronte në një luhatëse në pjesën perëndimore të Kabul.

Por ajo çfarë binte më shumë në sy ishin armët që nuk i hiqnin nga duart, pavarësisht që ishin në luhatëse apo në varka – pozonin me pushkë automatike e granatahedhës.

Grupi i talebanëve numëronte anëtarë të gjitha moshave – nga 18 deri në 52-vjeçarë, të cilët nuk hezituan edhe njëherë të shprehin gëzimin që po argëtoheshin në parkun e lodrave.

Kujtojmë që me ardhjen e talebanëve në pushtet, në Afganistan është rikthyer frika në mesin e qytetarëve që janë të bindur se do t’ju hakmerren për faktin se bashkëpunuan me forcat pro-perëndimore, të cilët talebanët po i konsiderojnë si tradhtarë.

x