Tentoi të largohet me veturë me pajisjen për konfiskim të mjetit, por u pendua keq

01.06.2021 16:23

Tentoi të largohet me veturë me pajisjen për konfiskim të mjetit, por u pendua keq

Një shofer ishte munduar me çdo kusht që të shmang pagesën për parking, kështu policia ia kishin konfiskuar duke ia vënë një pajisje në rrotë.

Por, ai mendoi se mund ta largoj nëse tenton të niset, e kjo i kushtoi shtrenjtë pasi rrotat tjera nxirrnin tym nga shpejtësia e madhe dhe mjeti nuk lëvizte fare.

Ngjarja është filmuar në Leyton në veri të Londrës, ku ky shofer është kritikuar ashpër nga të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon.

Megjithatë, pas disa tentimeve të dështuara, ai heq dorë dhe e rikthen në vendin ku e kishte parkuar dhe dorëzohet – duke u pajtuar në njëfarë forme që të paguaj gjobën. 

 

x