U fsheh te rrotat e aeroplanit dhe i mbijetoi fluturimit dyorësh nga Guatemala për në Miami – publikohen pamjet

28.11.2021 16:04

U fsheh te rrotat e aeroplanit dhe i mbijetoi fluturimit dyorësh nga Guatemala për në Miami – publikohen pamjet

Një pasagjer i verbër që ishte fshehur në hapësirën e rezervuar për rrotat e aeroplanit të aviokompanisë së American Airlines, i mbijetoi fluturimit dyorësh nga Guatemala drejt Miamit, ku i është dorëzuar zyrtarëve të emigracionit dhe është dërguar në spital për vlerësim të gjendjes së tij shëndetësore, shkruan The Guardian.

Zyrtarë të Doganës amerikane dhe Agjencia për Mbrojtjen e Kufijve, kanë konfirmuar incidentin në një kumtesë të përbashkët.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet pasagjeri i verbër i cili për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime, kurse punonjësit e pyesnin nëse kishte nevojë për ujë.

“Dogana amerikane arrestoi 26-vjeçarin, që tentoi të futet në kabinën e aeroplanit që zbriti në Miami dhe kishte udhëtuar nga Guatemala”, thuhet në kumtesë.

“Personi është evakuar nga ana e personeli mjekësor dhe është dërguar në spital për tretman. Hetimet për incidentin janë duke vazhduar”, është thënë ndër tjera. 

 

x