U gjend ‘aksidentalisht’ ballë për ballë me Leopardin, kafshët befasuan ata që menduan se më e keqja do t’i ndodhte maces

08.09.2021 17:03

U gjend ‘aksidentalisht’ ballë për ballë me Leopardin, kafshët befasuan ata që menduan se më e keqja do t’i ndodhte maces

Një video e publikuar në rrjetet sociale nga Asian News International tregon një “takim” midis një mace dhe një leopardi, i cili frikësoi shumë, por edhe i befasoi.

Fillimisht pamjet tregojnë se si macja me leopardin u gjenden ballë për ballë, pasi leopardi ra në pusin ku ishte macja.

Kur pa të sapoardhurin, macja u hodh lart dhe qëndroi në këmbët e saj të pasme, dhe leopardi iu afrua me kujdes dhe e nuhati.

Së shpejti leopardi u largua dhe ai dhe macja vazhduan të shikonin njëri–tjetrin.

Të dy kafshët thuhet se u shpëtuan më vonë të palënduara nga autoritetet dhe leopardi u lëshua në habitatin e tij natyror. 

x