Vdesin te dy: Kolumbiani, roje e sigurisë qëllohet me armë, por nuk dorëzohet – qëllon për vdekje grabitësin e armatosur

30.12.2021 23:56

Vdesin te dy: Kolumbiani, roje e sigurisë qëllohet me armë, por nuk dorëzohet – qëllon për vdekje grabitësin e armatosur

Një roje sigurie kolumbiane 22-vjeçar u vra në ditën e tij të parë në punë, kur u qëllua me armë, teksa po përballej me atë që supozohet të ishte një grabitës i armatosur.

Sipas mediave të huaja, pamjet e CCTV, të kapura më 27 dhjetor në qytetin kolumbian të Cúcuta, tregojnë Miguel Ángel García Naranjo të ulur jashtë, i veshur me uniformën e rojës, kur një burrë i armatosur vjen pas tij.

Në përpjekje për të frikësuar gardianin e ri, burri i armatosur i drejton armën zotit Naranjo.

Dhe Naranjo përgjigjet duke tentuar ta shtyjë sulmuesin dhe duke u ngritur nga vendi i tij.

Pesë gra dhe një burrë në vendngjarje me Naranjo ikin pasi kanë parë grabitësin e armatosur.

Grabitësi, i identifikuar nga policia si 25-vjeçari venezuelian Raiquet Samuel Machado, qëllon zotin Naranjo.

Pavarësisht se ka marrë një plagë vdekjeprurëse me armë zjarri në bark, Naranjo përgjigjet në të njëjtën mënyrë, duke lëshuar disa fishekë ndaj grabitësit venezuelian në arratisje.

x