Helmimi në Deçan, flet kryetari Ramosaj: Sot kërkuan ndihmë 184 qytetarë

14.07.2021 21:05

Helmimi në Deçan, flet kryetari Ramosaj: Sot kërkuan ndihmë 184 qytetarë

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka folur për gjendjen e sotme të të helmuarve nga kjo komunë.

Ramosaj ka thënë se sot ka qenë një gjendje më e qetë, dhe se derimë tani kanë kërkuar ndihmë 184 pacientë.

“Situata sot duket se është më e qetë, bazuar në numrin dhe shërbimet që i ka ofruar QKMF, krahasuar me ditën e djeshme, hënë apo ditët e më hershme fluksi është në rënie, edhe pse është shqetësuese sepse prej shtatë mëngjes deri tani 184 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dhe një pjesë e tyre janë kthyer edhe për herë të dytë, apo tretë për të marrë tretmanin mjekësore” tha Ramosaj në një lidhje direkte në ‘Prime Time’, në Kanal10.

Ramosaj po ashtu ka thënë se qytetarët janë duke u furnizuar me ujë të pijshëm, dhe se shpresojnë që së shpejti të dihet edhe faktori i helmimit të qytetarëve deçanas./PORTALI.info/

x