Pal Lekaj: Kurti thoshte se pa kërkim falje nuk bisedojmë me Serbinë

20.07.2021 20:57

Pal Lekaj: Kurti thoshte se pa kërkim falje nuk bisedojmë me Serbinë

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se deri më tani nuk kemi parë asgjë nga dialogu Kosovë – Serbi, dhe se nuk po del të jetë prioriteti i shtatë siç thoshte Kurti.

“Si qëndrim i Aleancës, ne shumë pak kemi parë se si po zhvillohet dialogu, ka proklamuar se do të jetë fillim i ri në dialog, por nuk po del kështu, sepse ka edhe marrëveshje tjera që janë nënshkruar siç është marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, po ashtu me habit fakti se kryeministri i Kosovës ka thënë se nuk ulet në dialog pa kërkim falje për gjenocidin që e ka bërë Serbia ndaj popullatës shqiptare”, tha Lekaj

Lekaj po ashtu theksoi se në parlamentin e Kosovës nuk kanë parë ndonjë platformë apo dokument për dialogun.

“Derisa ne si parlament nuk kemi një platformë për ta analizuar, nuk kemi një dokument apo kornizë se si do të filloj dialogu, kur do të filloj dialogu me intensitet të shtuar, dhe a do ti qaset dialogun ashtu siç ka thënë, a do të bëjë kompromise në këtë drejtim, dhe ku është vija e kuqe e qeverisë së Kosovës që nuk guxon të shkelë. Ne si AAK e themi troç, se nuk kemi parë se do të ketë një përfundim të dialogut”, tha Lekaj./PORTALI.info/

x