Kush ia "vodhi" një pjesë të programit? Befason Daut Haradinaj

15.10.2021 21:49

Kush ia "vodhi" një pjesë të programit? Befason Daut Haradinaj

Në emisionin "Politiko" kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, tha se idetë e tij janë kopjuar nga partitë e tjera politike.

"Fillimisht të themi se nga programi im janë marr 4-5 pika, ku mendojë se më kanë vlerësuar tejet mase partitë e tjera dhe se janë të një mendimi me mua për problemet që kemi" tha Haradinaj.

Ai shtoi se nëse shohim se ku janë marr pikat e mija kemi rastin e spitalit ku nuk e kanë ndërruar as foton.

"Nëse shohim se ku janë marr pikat e mija kemi rastin e spitalit ku nuk e kanë ndërruar as foton, nuk mund të themi se mi kanë 'vjedhur' idetë thjesht që idetë e mija qarkullojnë"

"Ishte edhe ideja tjetër e kontejnerëve ‘smart’ që e kanë të caktuar kur të shkarkohen e këtë ide e kam që nga qershori dhe kjo ide ishte pikë nga partitë e tjera." përfundoi Haradinaj.

x