1,043 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

14.10.2021 08:51

1,043 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është një mijë e 43.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 156 mijë, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2 mijë e 973 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë afro 8 mijë të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 476 mijë doza të vaksinës.

Deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

x