111 pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK

23.01.2022 10:51

111 pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se janë duke marrë trajtim 111 pacientë të konfirmuar me COVID-19.
 
Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se edhe 30  pacientë post-COVID janë të shtrirë për trajtim mjekësor.
 
Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë katër pacientë.
 
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
 
Klinika Infektive, 40  pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë  post-covid;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4  pacientë;
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë;
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 18 pacientë ;
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë;
Spitali i Pejës, 8 pacientë;
Spitali i Prizrenit, 3  pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 6 pacientë.

x