30 ditë paraburgim gjilanasve të cilëve iu gjetë drogë e llojit heroinë gjatë bastisjes në banesë

07.12.2021 11:34

30 ditë paraburgim gjilanasve të cilëve iu gjetë drogë e llojit heroinë gjatë bastisjes në banesë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve Sh. I. dhe F. A.

 
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.12.2021 rreth orës 14:50 minuta me rastin e bastisjes nga Policia e Kosovës, në banesën e marr me qira nga i pandehuri Sh. I., në Gjilan, janë gjetur një peshore digjitale dhe 5 paketime me substancë narkotike të llojit heroinë me peshë prej 30.6 gram. Po ashtu, në të njëjtën ditë me rastin e bastisjes së kryer në shtëpinë e të pandehurit F. A., janë gjetur një peshore digjitale dhe 17 qese –paketime me substancë narkotike, e llojit heroinë, me peshë prej 1 kg e 713.8 gram, të cilat i pandehuri Sh. I., i’a kishte lënë për ti shitur të pandehurit F. A., në mënyrë që të fitoj nga shtije e substancës narkotike”, thuhet në njoftimin për media.

Poashtu është thënë se me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëveprim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

x