​607 gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID

22.02.2021 11:52

​607 gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka shqiptuar 607 tiketa në bazë të ligjit Covid-19 në 24 orët e fundit.

 
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës ka shqiptuar 607 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

 
Gjithashtu, janë shqiptuar edhe 982 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 16 aksidente me dëme materiale.

x