A është shmangur lufta? Biden dhe Putin biseduan për dy orë në takimin virtual

07.12.2021 19:44

A është shmangur lufta? Biden dhe Putin biseduan për dy orë në takimin virtual

Presidenti amerikan, Joe Biden, për dy orë mbajti një takim virtual me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Diskutimi kryesor ishte për Ukrainën, konkretisht për kufijtë lindorë. Biseda mes liderëve të superfuqive botërore nisi me tone pozitive, ku nuk munguan as përshëndetjet e ngrohta dhe buzëqeshjet.

Pritshmëritë nga palët ishin të pakta, ndërsa pyetja kryesore ende ka mbetur pa një përgjigje të qartë, nëse është shmangur apo jo lufta në Ukrainë.

Tensionet mes Rusisë dhe perëndimit sa vijnë e shtohen, bashkë me to edhe forcat ushtarake në të dyja anët e kufirit.

Putin në këto bisedime online kërkoi një tërheqje të trupave të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Ndërsa Biden paralajmëroi me sanksione të rënda në rast të një pushtimi rus të Ukrainës.

Për rezultatin e këtyre bisedimeve, presidenti amerikan pritet që të njoftojë aleatët europianë.

x