A kërkoi SHBA-ja dhe BE-ja që të realizohet marrëveshja e 2013-ës për asociacionin?

26.10.2021 22:31

A kërkoi SHBA-ja dhe BE-ja që të realizohet marrëveshja e 2013-ës për asociacionin?

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin ‘Prime Time’, në Kanal10 sa i përket 'Asociacionit të Komunave' tha se nuk është interes i joni që të krijojmë diçka kundër kushtetutës apo ndonjë prelud tjetër të shtetit serb

"Ajo që u nënshkrua në 2013 është 'Asociacioni i Komunave' me të drejtë bashkimi të komunave më lirë por që e tëra kundër kushtetutës të Republikës së Kosovës."

"Nuk është interes i joni që të krijojmë diçka kundër kushtetutës apo ndonjë prelud tjetër të shtetit serb, ajo filloi si bashkësi komunash por që më vonë i rritnin kompetencat e tyre dhe sot mund të themi se kemi një shtet totalisht jo funksional dhe kemi Bosnje Hercegovinën ku qytetarët ende vuajnë për shkak të modeleve të tilla”, tha Osmani në Prme Time, shkruan Portali.info.

Tutje, Osmani tha se BE-ja gjithmonë insiston në zbatimin e 'Asociacionit të Komunave', në anën tjetër SHBA-të nuk kanë paraqitur ndonjë kërkesë të veçantë.

"Sa i përket BE-së ishin gjithmonë më insistues që të zbatonim në 'Asociacionin e Komunave', ndërsa sa i përket kohës gjatë të cilës unë jam duke qeverisur, SHBA-të nuk kanë paraqitur ndonjë kërkesë të veçantë, kemi raporte të ndërsjellët me SHBA-të. ku vetëm faktet ngadhënjejnë dhe ne në të ardhmen do ta sqarojmë se një asociacion me kompetenca të tilla është monoetnik që është në kundërshtim edhe me interesin amerikanë në Evropë i cili kërkon një Ballkan perëndimorë stabil.", tha Osmani në Kanal10./PORTALI.info/

x