A po largohet Vjosa Osmani nga LDK-ja? Kjo është deklarata e saj

07.09.2020 13:54

A po largohet Vjosa Osmani nga LDK-ja? Kjo është deklarata e saj

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, sot para mediave ka thënë se në rast të zgjedhjeve, është shumë vonë që LDK të ketë mbështetje nga ajo, dhe se me përjashtimin nga partia ka përfunduar gjithçka.

E pyetur nga gazetarët se a do të jetë vonë për LDK-në që të kërkojë nga Osmani mbështetje, në rast se kemi zgjedhje të jashtëzakonshme, Osmani ka thënë se tashmë është vonë.

“Natyrisht që po dhe përgjigja konkrete e kësaj është vendimi i tyre i 20 qershorit për të më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka”, u shpreh Vjosa Osmani para gazetarëve.

Osmani ka konfirmuar se mund të bashkëpunojë me Kurtin e VV’së, por se kjo do të konkretizohet më vonë.

“Ne jemi në kontakt dhe diskutojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit, se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do të ju njoftojmë në momentin që do të konkretizohet”, u shpreh ajo.

x